Barcelona i bën dy premtime të mëdha Lionel Messit

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:29 | Nga

Drejtuesit i kanë premtuar Lionel Messi-t se do të bëhen investime të rëndësishme në merkato. Presidenti Josep Bartomeu duket se i ka dhënë fjalën numrit 10-të se do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë në Spanjë Paulo Dybalan, i cili konsiderohet i paprekshëm nga Juventus.

Emri tjetër që i është premtuar Messit është ai i yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho. Ëndrra mbetet Dybala dhe, sipas shtypit spanjoll, drejtuesit e Barçës duket se janë takuar me menaxherin Pierpaolo Triulzi, para përballjes së dyfishtë të zhvilluar në Champions League mes dy klubeve.

Pavarësisht presingut të “blaugranave”, Juventus nuk ka ndërmend të privohet nga argjentinasi. Këtë e ka theksuar edhe Beppe Marotta, drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, pak ditë më parë: “Në kontratën e re të Paulo nuk kemi përfshirë një klauzolë për prishjen e kontratës. Ai, ashtu si klubi, nuk ka një vlerë të përcaktuar dhe do të veprojmë si me Del Pieron”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme