Barcelona ka pesë lojtarë të paprekshëm

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Mediumi i afërt me Barcelonën, gazeta Sport, ka zbuluar listën e futbollistëve që konsiderohen të pashitshëm nga klubi, pasi që ka gjasa që disa nga yjet të largohen.

Aktualisht objektivi i klubit mbetet zgjidhja e problemit të trashëguar të pagave, ku disa nga veteranët kanë ende paga shumë të mëdha.

Sergi Busquets (2023) dhe Jordi Alba (2024), janë në fund të kontratave të tyre dhe klubi ka gjasa që të mos i rinovojë.

Dy emrat e parë që nuk do të preken, janë Pedri dhe Gavi, që janë e tashmja dhe e ardhmja e klubit. Askush në klub nuk planifikon largimin e tyre edhe pse të dy kanë rinovuar deri në 2026.

Të mbërriturit e fundit, Jules Kounde dhe Robert Lewandowski, kanë sjellë një rritje cilësore shumë të rëndësishme për skuadrën dhe konsiderohen nga Barça si lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për Ronald Araujon, që po shfaq një nivel të jashtëzakonshëm dhe është kthyer në një lojtar jetik për ekipin.

Këta lartë janë pesë të paprekishmit, ndërsa Xavi aktualisht ka dyshime te Frenkie De Jong dhe Andre Ter Stegen.

Të ngjashme