Ekonomia Online
FUNDIT

Barcelona kthehet te fitorja, triumfon ndaj Levantes

Barcelona kthehet te fitorja, triumfon ndaj Levantes

Barcelona ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Levantes në Camp Nou (3-0), në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga. Rezultati u zhbllokua pas gjashtë minutash lojë, kur Memphis Depay shënoi nga penalltia. Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë përmes Luuk de Jong (14’) duke i dërguar katalunasit […]

Barcelona ka arkëtuar pikë të plota në përballjen ndaj Levantes në Camp Nou (3-0), në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Rezultati u zhbllokua pas gjashtë minutash lojë, kur Memphis Depay shënoi nga penalltia.

Nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i dytë përmes Luuk de Jong (14’) duke i dërguar katalunasit në pushim me avantazh komod.

Ansu Fati u rikthye te Blaugranët duke u inkuadrua në fushë në minutën e 81-të dhe pas dhjetë minutash lojë e gjeti golin me një solo aksion (90’+1).

Barcelona i ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani dhe ka arritur tri fitore dhe tri barazime, ashtu që qëndron ën kuotën e 12 pikëve, pesë më pak se lideri Real Madrid (që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar).

Për Levanten kjo ishte humbja e tretë në këtë fillimsezoni, ndërsa ka regjistruar edhe katër barazime.

Të ngjashme