Barcelona me ofertën më të fundit për PSG-në, ofron edhe dy lojtarë

Neymar (Barcelona), MAY 27, 2017 - Football / Soccer : Neymar celebrate after winning Spanish "Copa del Rey" match between Deportivo Alaves 1-3 FC Barcelona at the Vicente Calderon stadium in Madrid, Spain. (Photo by Mutsu Kawamori/AFLO) [3604]
Prishtinë | 28 Gus 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Neymarit tani për tani është në duart e Ousmane Dembeles dhe emirit të Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, dy burrat që mund ta zhbllokojnë transferimin e brazilianit drejt Barcelonës ose ta dënojnë atë që të mbetet edhe për një sezon tjetër në Paris Saint-Germain.

Lojtari është vlerësuar në rreth 170 milion euro, shifër e pranuar nga të dy, por tani ata duhet të bien dakord për mënyrën në të cilën do të bëhet pagesa. Prandaj, kur të dy delegatët u ndanë pas takimit, secili zhvilloi bisedime: drejtori sportiv i PSG, Leonardo, direkt me Dohan, ku fjala e fundit është te emiri Al Thani.

Delegacioni katalanas, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Oscar Grau, u kthye në Barcelonë me qëllim që të bind francezin ta lërë klubin spanjoll.

“L’Équipe” thotë se në orët e fundit kataluansit kanë propozuar një ofertë prej 130 milionë eurove plus Ivan Rakiticin dhe transferimin në sezonin e ardhshëm të Dembeles.

Shtypi francez siguron që e ardhmja e lojtarit të përfaqësueses së Brazilit do të vendoset sot ose nesër, raporton L’Equipe.

Ndryshe, PSG luan të premten takimin e dytë me Metzin, katër ditë para mbylljes së tregut të transferimeve. 

Të ngjashme