Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain është çështje kohe, kurse Barcelona tashmë ka gjetur pasardhësin e brazilianit.
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Barcelona pritet ta prezantoj Philippe Coutinhon para trofeut “Joan Gamper”, i cili mbahet me 7 gusht.
Drejtuesit e Barcelonës tashmë ndodhen në Angli për të arritur një marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Philippe Coutinhos.
Barcelona i ka ofruar Liverpoolit 70 milionë euro për Coutinho (plus 10 milionë euro bonuese), por Liverpooli për ish anëtarin e Interit ka kërkuar së paku 100 milionë euro.