Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se tradita shqiptare kërkon që vëllain ta këshillosh në shtëpi, pasi sipas tij po e bërë në publik e kë lënduar, dobësuar dhe kjo është thikë pas shpine.
“Mund te flisja gjatë për atë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, por ky nuk është as vendi dhe as rasti. Ne kemi një traditë që vëllaut nuk ia them as kritikën e as këshillën në publik, por ia themi kur jemi vetëm e me zë të ulët që mos të dëgjohet jashtë. Sepse kur kritika a këshilla i thuhet vëllait publikisht, kjo e lëndon atë, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine vëllaut tonë, Kosovës”, tha Bardhi.
Ai theksoi se tradita e shqiptarit e do që në shtëpinë e vëllait, motrës, mikut, ku ne jemi sot të gjithë të sillesh me nderim e respekt e mos ta përdorësh për të larë hesapet me të ftuarit e tjerë.
“Unë nuk kam dëshirë ta prish këtë traditë fisnike të popullit tonë, edhe pse një prej parafolësve të mi u përpoq ta transferonte debatin tonë të brendshëm politik në këtë sallë të nderuar”, tha Bardhi në Kuvendin e Kosovës.