Bajrami premton mbështetje financiare për Zonën Industriale në Gjakovë

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 14:26 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit institucional në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me Komunën e Gjakovës në funksion të mbështetjes së sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Ministrja Bajrami e njoftoi Kusari-Lilan lidhur me politikat që po ndërmerr Qeveria e Republikës së Kosovës në të mirë të përmirësimit të mjedisit afarist në vend, si dhe mbështetjen që MTI-ja po u ofron komunave të Kosovës në ndërtimin e zonave industriale me qëllim të lehtësimit të punës së bizneseve dhe tërheqjes së investitorëve të huaj.

Ndërsa, Kusari-Lila e njoftoi ministren Bajrami lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga Komuna e Gjakovës në fuqizimin e sektorit privat si dhe me përgatitjet që po bën kjo komunë sa i përket krijimit të zonës industriale në Gjakovë.

Ministrja Bajrami i premtoi kryetares Kusari-Lila që sapo të jenë kryer procedurat e parapara nga komuna e Gjakovës dhe pas licencimit të zonës industriale nga MTI, kjo e fundit do të ofrojë kontributin e saj institucional duke mbështetur financiarisht ndërtimin e kësaj zone të rëndësishme për ekonominë e komunës së Gjakovës dhe më gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme