Në ndryshim nga të gjitha protestat e tjera të mëparshme të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli një ditë para protestës të së shtunës të takojë qytetarët në rrugët e Tiranës, duke i ftuar ata t’i bashkohen protestës.
Basha u ndal në lokale e në biznese të ndryshme duke takuar qytetarët dhe i ftoi ata në protesta. “Nesër në protestë”, i thotë Basha një qytetari. “Jo vetëm, merr dhe shokët”, i thotë ai, përcjell TCh.
Basha u shoqërua edhe nga deputetë të tjerë demokratë.