Basha flet nga Brukseli: Ka rënë demokracia, unë dhe opozita kemi detyrë të zgjidhim këtë problem

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Teksa po merr pjesë në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim për ABC ka thënë se opozita ka një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të kthyer demokracinë.

“Unë, opozita kemi një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të zgjidhur problemin më të madh që sot ka Shqipëria. Pra ka rënien e demokracisë.

Me tej Basha është ndalur tek investimet e PPE dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për demokracinë në Shqipëri, duke thënë se do të na mundësohet të kapërcejmë këtë sfidë sipas tij.

“Investimi i Partisë Popullore Europiane dhe shteteve anëtare të BE-së për demokracinë në këto 30 vjet në Shqipëri do të na mundësojnë që të kapërcejmë edhe këtë sfidë të rëndësishme” ka shtuar Basha.

Të ngjashme