Basha ironizon me Ramën për emërimin e prefektëve të rinj

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 17:58 | Nga

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, pak minuta më parë, ka ironizuar shkarkimin dhe emërimin e 12 Prefektëve të rinj nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha shkruan se llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për t’a çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit, shkruan gazeta Shekulli.

Sipas tij, çlidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë Rama e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave.

Statusi i plotë i Bashës:

Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit.

Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave.

Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme