Basha ngrit dyshimet në seancë: U përmend që Lista Serbe vjen me ua votu Trustin opozitës

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ngritur dyshimet se në seancën e Kuvendit ka pasur zëra që deputetët e Listës Serbe do të vinë në sallë dhe të votojnë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Basha u shpreh se po dëshiron që ta shohë ‘koalicionin e gjerë’ të partive opozitare me Listën Serbe.

“Nëse doni me i nderu mjekët dhe mësuesit, do ta shini me ligjin e pagave, që do të nderohen. Dhe jo me Trust. Ligji i pagave do të hyjë në fuqi shpejt”.

“Këtu u përmend se Lista Serbe do të vjen për me ua përkrah Trustin. Po kam qejf me iu pa se është koalicioni aq i gjerë sa ka kalu te Lista Serbe. Sigurisht po mendoj që u shpërfaq ajo që po e boni për vota”, shtoi Basha.

Deputetët e Kuvendit shkuan në pushim. Seanca do të vazhdojë më 15:30, njoftoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pas orës 10:00 kur edhe filloi seanca e gjer më tani, ka pasur diskutime e kritika të ashpra mes pushtetit dhe opozitarëve për çështjen e Trustit.

Për dallim nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër që të mundësohet tërheqja e 30% të mjeteve nga Trusti.

Të ngjashme