Basha: Respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka përsëritur sërish thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve për të respektuar udhëzimet mbi distancimin social.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës”.

“Ndaj dua t`ju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër! E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj”.

“Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do t’ia dalim. #ditemetemira“, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme