Bashkatdhetarët mobilizohen për të mbledhur fonde për punësimin e të rinjve

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetarët nga fshati Llashticë e Gjilanit, që jetojnë në Zvicër, janë mobilizuar të mbledhin fonde për punësimin e të rinjve të fshatit.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari, Ridvan Berisha, gjatë qëndrimit në Zvicër dhe pas takimit me kryetarin e shoqatës Llashtica, vendlindja ime, në Zvicër.

“Erdha për punë në Zvicër, rastet janë shumë të mira, e takova përnime rastësisht kushën tim Enverin, kryetar i shoqatës Llashtica vendlindja ime në Zvicër. U gezova vërtetë se Enveri bashkë me shumë mërgitarë bashkëvendas të m’i po bëjnë një punë tepër të çmuar për të ndihmuar fshatin,” shkruan Berisha në Facebook.

Këta bashkëatdhetarë së fundi janë mobilizuar për të bërë me shtëpi, një familje në nevoj, të këtij fshati.

“Enveri me mërgimtarë të tjerë nën moderimin e Milaim Hysenit e kanë përfunduar me sukses aksionin për ndërtimin e shtëpisë për Samiun në Llashticë. Nuk po ndalen fare, po mbledhin fonde për të ndihmuar edhe rastet e tjera në nevoje, po mbledhin fonde për të punësuar dhe të rinjtë e fshatit për t’u kujdesuar për ambientin, varrezat e çështje të tjera.”

Sipas gazetarit Berisha, puna që po bëjnë, meriton thellësisht të komplimentohet, të inkurajohet dhe të vlerësohet shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme