Bashkimi i Mitrovicës: Agim Bahtiri mbledh përsëri kuvendin komunal

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut do të mbajë përsëri një mbledhje të jashtëzakonshme.

kjo mbledhje është thirrur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, transmeton Klan Kosova.

Në rend të ditës është rishqyrtimi i konkluzionit me të cilin i ishte propozuar Qeverisë së Kosovës incizimi i procedurës për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativë të komunave, që si qëllim kishte bashkimin pjesës veriore të qytetit me atë jugore.

Javën e kaluar Bahtiri si mysafir në Klan Kosova ka deklaruar se kësaj nisme do t’i dalë zot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme