Alessandro Bastoni ka thënë se mund ta shohë veten në Inter për 10 vitet e ardhshme, me disa trofe në kabinet dhe mbase edhe shiritin e kapitenit.
Bastoni u kthye në Inter verën e kaluar pas një huazimi te Parma dhe gradualisht është futur në skuadrën e tyre të parë, duke zhvendosur në bakë mbrojtësin me përvojë të madhe, Diego Godin.
“Në fillim u frikësova, kisha frikë se mos nuk isha aq i mirë për Interin”, ka thënë fillimisht Bastoni për Gazzetta dello Sport.
“Kjo nuk ishte për shkak të çmimit tim prej 31 milionë eurosh, por më tepër nga pritjet të tifozëve dhe Contes”.
“Trajneri më thirri para para-sezonit, duke më thënë të mos shqetësohem, nëse unë jam në Inter ka një arsye për të dhe se shpejt do ta zbuloj. Ai më donte mua”.
“Pas kësaj, kuptova që emrat nuk kishin rëndësi dhe se të gjithë shokët e mi të skuadrës ishin si unë, me pikat e forta dhe të dobëta”.
“Jam i interesuar për këtë klub dhe dua të fitoj gjëra këtu. Nëse kthehemi të luajmë, ne ende jemi duke garuar në disa fronte për të fituar diçka këtë sezon”.
“Në 10 vitet e ardhshme ende e shoh veten te Interi, me disa trofe në kabinet dhe mbase me shiritin e kapitenit”, përfundoi mbrojtësi i ri italian.