Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, do të garojë për pozitën e të parit të kësaj komune.
Ai do të kandidojë si kandidat i pavarur.
Këtë ai e kishte bërë të ditur në një intervistë për ‘Periskopin’.
Tani, Naim Bazaj është në nisur për në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor, për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Apelit për dënim me burg të ish kryetarit Nexhat Demaku për krime të luftës.