BE i vendos në konkurrencë shtetet e Ballkanit Perëndimor për fonde – Shasha: Nxit rritjen e performancës

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 13:39 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndarja e 14.2 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit, këtë herë do t’i vendosë në një konkurrencë vendet e Ballkanit Perëndimorë, për të marrë më shumë fonde, raporton Ekonomia Online.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Instrumentin e Asistencës së Para Anëtarësimit (IPA III). Konkretizimi i kësaj ndihme do të ndodhë më vonë muajin shtator me miratimi i Rregullores për Themelimin e IPA-së III në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Drejtori i institutit “Epik”, Demush Shasha, tha për Ekonomia Online, se ndarja e mjeteve që do të vlejë për periudhën 2021-2027, do të jetë më ndryshe për këto shtatë vite, pasi ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.

Por sipas Shashës, kjo do të shtoj insistimin për rritjen e performancës së shteteve.

“Për këto 7 vite të ardhshme Bashkimi Evropian respektivisht Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që të miratoj rregulloren për themelimin e IPA III apo fondet e BE-së për periudhën 2021-2027 të cilat kanë vënë në dispozicion 14.2 miliardë euro për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë. Tani para nesh kemi një hap të fundit procedural pra hyrjes në fuqi të këtyre fonde, ajo është që Parlamenti Evropian në seancën plenare të miratojë rregulloren për themelimin e IPA III të zgjerimit. Në kuadër të reformat e parapara është që të ketë më shumë kushtëzime në kuadër të zbatimit të asistencës së BE-së, apo fondeve të BE-së. Në këtë kuptim tani në shtatë vite të ardhshme do të ketë një insistim shumë më të rreptë në zbatimin e reformave evropiane dhe do të ketë një konkurrencë në mes vet shtete të Ballkanit Perëndimor në përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian për shtatë vite të ardhshme. Për dallim, këtë herë do të shohim një insistim më të madh në performancë”.

“Por nëse i shikojmë shtatë vitet e kaluara kemi pasur disa instanca ku Kosova ka humbur fondet e BE-së për shkak të mungesës së performancës qoftë për shkak të vullnetit politik, qoftë për shkak të mos performancës së nivelit administrativ, në këtë kuptim konsideroj që institucionet duhet të vazhdojnë të investojnë në energji, në ndërtimin e administrate profesionale e cila është e aftë të zbatoj projekte komplekse të Bashkimit Evropian. Kemi konsoliduar një administratë e cila është e aftë të zbatojë fonde të BE-së, e cila patjetër se do të kërkohet investim në depolitizimin e administratës publike së deri tashme”. 

Sipas tij, duke e parë ritmin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron në të njëjtin nivel si vendet fqinje.

Megjithatë, ai thekson se mangësi për Kosovën mbetet mos fillimi i procesit të akreditimit të institucioneve nacionale për vet menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

“Por nuk mund të themi se Kosova qëndron më mirë, pasi është vendi i vetëm në rajon, i cili nuk ka fillua procesin e akreditimit të institucioneve nacionale për vet menaxhim të fondeve të BE-së, prandaj nuk kisha thënë se jemi më mirë se vendet e rajonit por nga ana tjetër mund të themi se jemi në një nivel të barabartë, pra nuk mund të themi se jemi në vendet prej shteteve që jemi më keq. Pra është bërë një punë ndër vitesh në ndërtimin e kapaciteteve qoftë në nivel të zyrës së kryeministrit si koordinatore e fondeve të BE-së, qoftë në nivel të ministrive të linjës  me ngritjen e departamenteve për integrim evropian, por tani ky kapacitet duhet të konsolidohet edhe tutje gjatë”.

Në anën tjetër, Shasha komentoi edhe paralajmërimin e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave të veturave. Ai tha se është e drejtë e Qeverisë të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të dialogut.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar pas takimit të djeshëm (e martë) me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova nuk do të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e veturave përtej 15 shtatorit, kur edhe skadon afati i kësaj marrëveshje të arritur shumë vite më parë në Bruksel.

“Është e drejt e Qeverisë se duhet të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të dialogut deri më sot, dhe Qeveria sot gëzon një mbështetje të paprecedent demokratike dhe një legjitimitet demokratik, prandaj është në të drejtën e saj që të ndryshoj në mënyrën e negociimit cilën ajo për një kohë të gjatë e ka konsideruar të gabueshme. Çështja e tabelave është njëra nga ato çështje të cilat Qeveria nuk mendon se ka qenë një marrëveshje e drejtë. Në këtë kuptim është në targune Qeverisë së re që të negocioj një marrëveshje më të mirë”, tha Shasha për EO.

Të ngjashme