BE i vendos sanksione Lukashenkos dhe zyrtarëve të tjerë në Bjellorusi

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian e ka shtuar udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko dhe djalin e tij, Viktorin në listën e zezë të sanksioneve të zyrtarëve të Bjellorusisë, duke e çuar totalin në 59.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në listën e 15 zyrtarëve të rinj në listën e sanksioneve përfshijnë gjithashtu edhe shefin e policisë sekrete të KGB-së, Ivan Tertel, si dhe shefin e shtabit të presidentit Lukashenko, Igor Sergeenko.

BE-ja e hodhi poshtë pretendimin e Lukashenkos si fitues të zgjedhjeve të 9 gushtit, rezultat ky që reflektoi me protesta të shumta në Minsk.

Djali i tij Viktor, 44 vjeç, është një këshilltar i sigurisë kombëtare.

Protestat kanë përfshirë vendin që kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në vend, ku fitues doli sërish Lukashenko.

Që nga ajo kohë, rezultati konsiderohet të jetë i manipuluar dhe nuk u pranua nga opozita.

Të ngjashme