BE-ja dhuron kontingjentin e tretë me pajisje mjekësore, pjesë e asistencës prej 5 milionë €

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 11:42 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pranuar kontingjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, si pjesë e asistencës prej 5 milionë eurove e Bashkimit Evropian për përgjigje ndaj pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ky donacion ka përfshirë 10 autoambulanca dhe 100 shtretër. Ministri Zemaj falënderoi BE-në ndihmën që po i jepet shëndetësisë kosovare.

Ai u shpreh se ky nuk do të jetë projekti i fundit dhe paralajmëroi edhe bashkëpunime të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambulanca janë të mirëpritura dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së profesionistëve shëndetësorë.

Samir Selimi, menaxher i projektit në zyrën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kosovës ku fillimisht janë ndarë 3 milionë euro në luftën ndaj pandemisë.

Të ngjashme