BE-ja do të ndihmojë Kosovën në ballafaqimin me ndryshimet klimatike

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 11:38 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së në Kosovë, ka lansuar “Javën e Diplomacisë Klimatike 2017”, me temë “Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia efiçiente”.

Në këtë ngjarje ishin të pranishme shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorja gjermane, Angelika Viets, raporton Ekonomia Online.

Apostolova ka thënë se vendimi për të shënuar këtë ditë ka ardhur si pasojë e shqetësimeve nga ndryshimet klimatike.

Ajo ka thënë se sikurse shtetet e tjera të BE-së dhe Kosova është prekru nga ndryshimet klimatike, andaj shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet vendëse për të luftuar këtë fenomen natyror.

“Dëgjojmë se ndryshimet e klimës mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, por kjo nuk është e vërtetë sepse GDP është rritur. Jemi të gatshëm t’i ndajmë praktikat tona në Kosovë. BE ka investuar një numër të madh të mjeteve 20 milionë janë zhvilluar në infrastrukturë si në shkolla e spitale në mbarë Kosovën. Dëshirojmë t’i ndihmojmë Kosovës që të ballafaqohet në këto ndryshime klimatike edhe në dimër ku ajri në atë periudhë është më i ndotur. Në Kosovë është turp të ketë klimë të papastër, sepse natyra është shumë e bukur”, ka thënë Apostolova.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se kjo shteti nga ajo vjen do të financojë edhe në të ardhmen projekte që kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit në Kosovë.

“Jam shumë e kënaqur që edhe Kosova është pjesë e këtyre ndryshimeve klimatike dhe shteteve që flasin për ndryshimet klimatike. Në Kosovë kemi mundësi që të shohim ndryshimet klimatike. Qeveria Gjermane mbështet financimin e mbeturinave dhe lumenjve. Për shkak të rëndësisë që kanë të rinjtë ambasada gjermane ka vazhduar me një garë për diplomatin e ardhshëm junior”, ka thënë ajo.

“Java e Diplomacisë Klimatike 2017” do të shënohet me shumë aktivitete që kanë për synim vetëdijesimin karshi efekteve që sjellin në natyrë ndryshimet klimatike.

Të ngjashme