Kancelari gjerman Friedrich Merz u ka thënë se BE-ja është e gatshme të lehtësojë gradualisht sanksionet ndaj Irani në rast se arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Është, si të thuash, pjesë e kontributit që mund të japim për të çuar përpara këtë proces dhe, shpresojmë, për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm”, ka deklaruar Merz, raporton BBC.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet menjëherë pa kufizime dhe pa tarifa, duke shtuar se kjo është jetike për gjithë botën.
Ndërsa, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se bota mund të përballet me një Iran më të rrezikshëm nëse bisedimet nuk prodhojnë një marrëveshje.