BE-ja shpreh keqardhje për bllokimin e Vuçiqit në Skenderaj

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 12:49 | Nga

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se BE-së i vjen keq që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk u lejua të shkonte në Banjë të Skenderajt.

Apostolova ka thënë se i vjen keq që vizita u desh të anulohej, derisa ka ftuar për qetësi, raporton Koha Ditore.

“Këtë mëngjes u bllokuan të gjitha rrugët që çojnë në fshatin Banjë, përpara vizitës së planifikuar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kur vizita, deri në ato qaste po zhvillohej në nj atmosferë të qetë, me mbështetjen e plotë të të gjitha autoriteteve përgjegjëse, BE-së i vjen keq që ajo pjesë e vizitës u desh të anulohej”, ka thënë Apostolova, përcjell Koha.net. “Ne i kërkojmë të gjithë atyre që janë përgjegjës, të ruajnë rendin dhe të sigurojnë qarkullimin e sigurt gjatë gjithë ditës”, ka thënë më tej ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme