BE u ndalon hyrjen edhe Serbisë dhe Malit të Zi

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian do të heqë edhe Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE, sipas burimeve nga Këshilli Evropian.

Në listën e vendeve që nuk udhëtonin dot ishin edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut, për shkak të numrit në rritje të rasteve.

Por Gjermania, e cila ka presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, ka propozuar që bllokimi të bëhet dhe për Serbinë e Malin e Zi, sipas Reuters. Propozimi i Gjermanisë ka marrë mbështetjen e Francës, Spanjës dhe Holandës.

Lista mbetet një rekomandim, jo detyrim. Kjo bën që vendet e BE-së do të vendosin vetë nëse duan ta zbatojnë. Deri tani, masat janë marrë në mënyra të ndryshme, sipas vendeve përkatëse.

Dy vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i shtohen listës së vendeve të ndaluara për shkak të nivelit të lartë të përhapjes së virusit.

Të ngjashme