Begaj: Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ia ka uruar ditëlindjen shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka urua jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadaresë

“Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne”.

“Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, ka thënë Begaj.

Të ngjashme