Bëhen bashkë ekspertë e hulumtues, dhuna ndaj grave pengesë për pjesëmarrjen e tyre në politik

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 11:12 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur edicioni i gjashtë i DISICON, i organizuar nga NDI për integritetin e informacionit, organizim që ka bërë bashkë ekspertë, hulumtuesë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile dhe mediet, raporton Ekonomia Online.

Konferenca DISICON shërben si platformë për të adresuar çështjet kritike të dezinformimit në baza gjinore dhe dhunës online, në fokus dhunën ndaj grave në politikë.

Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI në Kosovë, tha se dhuna kundër grave paraqet pengesë për pjesëmarrjen e tyre politik dhe se duhet të punohet për një mjedis të sigurt. Madje tha se pa gra nuk ka zhvillim të demokracisë.

“Dy ditë në vijim DISICON do të këtë shumë aktivitete, do të fokusohemi në dizinformimin gjinor, do të bisedojmë për vështirësitë që hasin mediat dhe politikat, dhuna kundër grave paraqet pengesë në pjesëmarrje politike, duhet të punojmë për një mjedis të sigurt”.

“… pa gratë në nuk do të kemi një demokraci që lulëzon, ne duhet të ngrisim vetëdijen për të luftuar këtë fenomen, duhet të kemi masa për të mbrojtur këto parime për të luftuar dhunën gjinore”.

Nuno Querios, përfaqësues i UNDP-së në Kosovë, tha se para disa vitesh dezinforimimi ka kushtuar me jeta të njerëzve. Prandaj edhe duhet që të kihet kujdes në këtë drejtim, duke synuar siguri për të gjithë padallim.

“Po flasim për fake neës dhe lajmet e pa vërtetë janë të hasura 20-30 vite përpara. Para disa viteve dezinformata ka kushtuar me jetë të njerëzve, se si mund tu largojmë këto praktika të këqija. Më vjen mirë që UNDP është bërë bashkë për këtë, keqinformimi mund të ndikojë keq në jetën, komentet e urrejtjes janë të papranishme si online ashtu edhe në jetën e përditshme, duhet të kemi një mjedis të sigurt të mediave”.

AnnaCarin Platon, shefe në Sektorin për Integrim Evropian, Politikë Medie dhe Informim në Zyrën e BE-së në Kosovë, tha se dezinformimi nuk ka qenë çështje e trajtuar më herët, por u shpreh se po punohet në këtë drejtim, raporton EO.  

“Dezinformomi nuk ka qenë çështje e trajtuar më herët me vjen mirë që jemi se bashku më NDI, po punojmë. Shqetësimi jonë ka të bëjë më fëmijët e gratë, për dhunën online kundër tyre, meshkujt nuk janë në shumë raste”.

Të ngjashme