Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, Shtuticë dhe Vërbovc

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të  përkujtimit të 20-vjetortit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra dhe  shumë dëshmorëve dhe martirëve si dhe në kujtim të të zhdukurve, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe  drejtorë e staf të të dy komunave respektive bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule tek varret e të rënëve në Kompleksin Memorial në Marinë, në Shtuticë dhe Vërbovc.

Sot duke filluar nga ora 12.00, në Drenas  bëhet përurimi i shtatores  së heroit të kombit Ilaz Kodra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme