Behrami akuzon Kurtin e Osmanin për paaftësi: Që nga fillimi i dialogut Kosovën e kanë pranuar mbi 60 shtete

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Kosova edhe në vitin 2021 nuk shënoi progres në politikën e jashtme. As në vitin që lamë pas nuk kishte njohje të reja dhe anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Që nga viti 2018 Kosova deri më sot Kosova ka pranuar vetëm një njohje.

Kosova dhe Izraeli njohën njëra në shtator të viti 2021 në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Pavarësisht njohjes së fundit nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, institucioneve kosovare iu kërkua strategji e qartë për fushatën që do t’i sillte vendet njohje të reja.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, shpesh herë janë ankuar se dialogu Kosovë-Serbi ka bllokuar procesin e njohjeve.

Sipas presidentes Osmani, Serbia është duke abuzuar me dialogun me Kosovën – të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – duke u thënë vendeve që janë larg territorit të Ballkanit që të mos e njohin shtetësinë e Kosovës, sepse “statusi i këtij shteti është ende duke u negociuar”.

Megjithatë, përparimet në dialogun Kosovë-Serbi në të kaluarën kanë pas ndikim të madh në proceset ndërkombëtare dhe njohjet nga shtetet tjera, raporton Demokracia.com.

Analisti Artan Behrami, ka akuzuar Osmanin e Kurtin për paaftësi, duke thënë se që nga fillimi i dialogut, Republikën e Kosovës e kanë pranuar mbi 60 shtete, që janë më shumë se gjysma e totalit.

Behrami ka publikuar një Notë Verbale që Qeveria e Antiga dhe Barbuda nl vitin 2015 i kishin dërguar, Hashim Thaçit, në atë kohë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Siç thuhej në Notën Verbale dërguar Thaçi, vendimi për njohje është edhe si rrjedhojë e përparimit në dialogun Kosovë- Serbi.

“Nuk po flasim për njohjen nga Izraeli, e cila është derivat direkt i pikave të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Behrami.
Behrami po ashtu ka thënë se janë edhe shumë Nota Verbale të tjera të njohjes që kanë përmbajtjen e njëjtë.

“Janë dy periudha të njohjeve ndërkombëtare. 1. Pas shpalljes së koordinuar të pavarësisë së Kosovës dhe fillimit të jetësimit të pakos së Ahtisaarit (2008-2010). 2. Pasi kalon Rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që bën thirrje për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi, ku Kosova merr obligime ndërkombëtare se do të jetë pjesë konstruktive e këtij dialogu”, ka thënë Behrami.

Kujtojmë se që nga shpallja e Pavarësisë me 14 shkurt të viti 2008 deri me 2018 Republika e Kosovës kishte siguruar plotë 116 njohje të reja, derisa kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me 92 shtete dhe me 24 të tjera kishte marrëdhënie diplomatike të pavendosura.

Të ngjashme