Bellerin e mbështet Xhakën pas përplasjes me tifozët e Arsenalit

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Hector Bellrin i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës që i fyejti tifozët e Arsenalit në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.

Gunners ishin duke fituar 2-0, mirëpo ‘The Eagles’ e barazuan rezultatin në 2-2, e që më pas pasoi zëvendësimi i kapitenit të skuadrës nga Londra e veriut.

Unai Emery vendosi që ta largonte mesfushori shqiptar nga fusha, e që ky i fundit u acaruar, por jo aq shumë sa fyerjet që i bënë tifozët e Arsenalit.

Xhaka filloi t’i fyente po ashtu tifozët e skuadrës së tij, mirëpo Bellerin i ka dhënë një mbështetje atij pas ndeshjes.

“Të gjithë jemi njerëz, kemi të gjithë emocione dhe nganjëherë është e vështirë që të ia dalim me to. Është koha që ta përkrahim njëri-tjetrin, jo t’i largojmë të gjithë. Ne vetëm fitojmë atëherë kur jemi së bashku”, ka shkruar spanjolli në llogarinë e tij në Twitter.

Të ngjashme