Benitezi mund ta marrë drejtimin e West Hamit

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Trajneri nga Spanja, Rafael Benitez, po pritet të rikthehet në futbollin anglez. “The Telegraph” raporton të hënën se Benitezi sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e West Ham Unitedit.

Mësohet se drejtuesit e klubit nga Londra kanë kontaktuar Benitezin, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u kthyer në Angli.

Ai te West Hami do ta zëvendësonte David Moyesin, i cili pritet të shkarkohet pas rezultateve jo të mira. Benitezi është i papunë prej sezonit të shkuar kur u largua nga Evertoni, ndërsa në Angli ka drejtuar edhe Liverpoolin e Newcastle Unitedin. 62-vjeçari ka udhëhequr edhe Valencian, Interin, Chelsean, Napolin e Real Madridin.

Të ngjashme