Benteke do të largohet nga Crystal Palace

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Belgjikës, Christian Benteke ka paralajmëruar largimin nga Crystal Palace gjatë afatit kalimtar të janarit, njoftojnë të enjten mediumet angleze.

Benteke 28-vjeçar, ka pranuar se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te ekipi anglez dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin. Ai deri më tani ka vetëm 267 minuta lojë në Premier League kurse me Crystal Palacen ka kontratë deri në vitin 2021, transmeton Koha Ditore.

“Jam duke menduar për janarin, pasi besoj se aty do të zgjidhet çështja ime”, është shprehur shkurt Benteke.

Ai te Crystal Palace është transferuar në vitin 2016 për 31 milionë euro dëmshpërblim kurse karrierë në Angli ka bërë edhe te Liverpooli e Aston Villa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme