Benzema: Doja ta përfundoja karrierën në Real Madrid, por ndonjëherë jeta të jep një rast tjetër

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema ka folur në konferencë për shtyp, pasi Real Madridi ditë më parë dha njoftimin për largimin e tij tronditës.

Benzema ka deklaruar se dëshira e tij ishte që të përfundonte karrierën në Real Madrid.

“Doja të përfundoja karrierën në Real Madrid, por ndonjëherë jeta të jep një shans tjetër. Është një vendim shumë i vështirë që e kam marrë me familjen time. Por nuk do ta harroj kurrë Real Madridin”, u shpreh Benzema.

Francezi ka falënderuar trajnerin Carlo Ancelottin dhe tifozët madrilen.

“Faleminderit edhe për Ancelottin, i cili më dha besimin e tij që në fillim. Kam mësuar shumë nga ju. Është një ditë paksa e trishtuar sepse po largohem nga klubi im. Kam nënshkruar për Madridin dhe doja të pensionohesha këtu, por nuk ka qenë kështu. Faleminderit edhe tifozëve që më dhanë gjithmonë atë forcë. Faleminderit të gjithëve, sinqerisht”, tha Benzema.

“Faleminderit shumë për Real Madridin. Ishte një rrugë e mirë në jetën time. Kam pasur fatin të përmbush ëndrrën time si fëmijë falë presidentit. Kur të pashë thashë “ai është njeriu që ka sjellë Ronaldon dhe Zidane’. Ai është i jashtëzakonshëm. Sot është koha për të shkuar dhe për të parë një histori tjetër. Gjëja më e rëndësishme për mua është se gjithçka që kam fituar e kam shijuar si fëmijë. Siç thashë në prezantimin tim ‘një, dy dhe tre , hala Madrid!”, transmeton klankosova.

“Nuk do ta harroj kurrë Real Madridin. Është e pamundur, është klubi më i mirë në histori. Por mendoj se sot është koha për t’u larguar dhe për të mësuar një histori tjetër”.

Të ngjashme