Beqaj takoi ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 15:32 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka realizuar takim bilateral me ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë, Emil Karanikolov.

Ministrat Beqaj dhe Karanikolov kanë bashkëbiseduar miqësisht për mundësitë e bashkëpunimit konkret në organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, organizimin rajonal të asociacioneve të strat-upeve dhe në procesin e integrimit evropian.

Ministri Besim Beqaj e ka informuar ministrin Emil Karanikolov për mundësitë dhe potencialin Kosovës, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe shkathtësitë e të rinjve dhe të rejave të Kosovës, në përdorim të tekonlogjisë në të mirë të zhvillimit ekonomik.

Beqaj në emër të Qeverisës së Kosovës e ka  falenderuar shtetin bullgar si vend mik, për përkrahjen e Kosovës në shumë aspekte, sidomos në atë politik.

“Kosova dhe Bullgaria kanë shumë mundësi bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, në veçanti në sektorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, në fushën organizimit të përbashkët institucional të start-upve, si dhe në procesit e integrimit në të cilin po kalon Kosova. Në këtë drejtim Kosova mund të përfitojë nga përvoja bullgare”, ka thënë ministri Beqaj në takim më homologun e tij bullgar Elim Karanikolov.

Ministri i Ekonomisë së Bullgarisë e falenderoi ministrin Beqaj për vizitën dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar dhe për ta thelluar bashkëpunimin në mes të dy qeverive, në veçanti në fushën e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Të dy ministrat u pajtuan për vazhdimi dhe thellim të bashkëpunimit ndër shtetëror në aspekte të zhvillimit ekonomik rajonal, në vazhdim të lidhjeve të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme