Beqiri: Kuvendi duhet të shpërndahet, LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 10:01 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot kur po pritet të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se në gjithë legjislaturat që ai i ka kaluar si deputet nuk ka pasë legjislaturë më të dobët si kjo e fundit, raporton Ekonomia Online.

“Sot është çdo gjë e qartë ne kemi thënë që ka kohë që ky parlament është dashtë të shkon në shtëpi dhe të shkohet në zgjedhje thera pasi dashtë s’ka funksionuar marë e mirë e kundërta, çdo gjë që është bë është bë keq dhe nuk ka pasë legjislaturë më të dobët falë edhe koalicionit”.

Beqiri u shpreh i bindur duke thënë se beson që këto zgjedhje do i fitojë LDK-ja.

“Është hera e parë është formë interesante që Kuvendi po shkon në vetë shpërbërje nëse mund të themi. Shpresoj që secili do veprojë si LDK dhe të votojmë ne kemi ardhë për votim dhe jemi për zgjedhje të reja të cilat besojmë që do ti fitojë LDK-ja”, tha Beqiri.

Të ngjashme