Berisha flet pas debutimit për Gjermaninë: Ishte ëndërr për mua, jam shumë i lumtur

Prishtinë | 26 Mar 2023 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Berisha ka debutuar mbrëmë tek ekipi i parë i Gjermanisë.

Gjermanët triumfuan 2:0 në miqësoren ndaj Perusë, të zhvilluar në Mewa Arena të Mainzit.

Fullkrug realizoi të dy golat e fitores së vendasve në pjesën e pare.

E Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes në vend të golashënuesit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Berisha u shpreh shumë i lumtur, duke thënë se ishte ëndërr e tij të luante për Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”,u shpreh Mërgim Berisha.

Të ngjashme