Berisha: Kam kaluar Covid-19 dhe bëra dy vaksina, por jam kundër detyrimit

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka treguar se e ka kaluar koronavirusin dhe ka bërë dy vaksina.

Ai tha se ai i konsideron si një mrekulli vaksinat, por theksoi se duhen respektuar edhe shumë persona që e konsiderojnë atë si një agresor të rrezikshëm.

“Unë e kam kaluar Covidin dhe kam bërë 2 vaksina. Unë duhet të them se nëse jam një njeri bën çdo vaksinë, që i konsideroj vaksinat si një mrekulli të njerëzit, por jam në mënyrë kategorike të detyrimit, për vaksinën. Kjo pasi, nuk duhet harruar se çfarë është njeriu në fund të fundit.

Janë shumë persona që e konsiderojnë vaksinë si një agresor të rrezikshëm. Të gjitha argumentet që ne mund të japim, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijmë t’i bindim, për të futur një agjent në trupin e tyre. Unë mbetem sa pro vaksinës dhe pro të drejtave të njeriut” – tha Berisha në Ora News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme