Berisha pret në takim ambasadorin e Malit të Zi, flasin për projekte të perbashkëta

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 15:35 | Nga

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë, Ferhat Dinosha me bashkëpunëtorë.

Ministri Berisha dhe ambasadori i Malit të Zi, Dinosha biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy shteteve si dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.

Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Dinosha edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Rëndësi të veçantë ministri i kushtoi bashkëpunimit ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve si dhe bashkëpunimin me ministritë e mbrojtjes të vendeve fqinje.

Ambasadori i Malit të Zi, Dinosha falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe e përgëzoi për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së. Ambasadori me këtë rast shprehu qëndrimin zyrtar të qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, e kryesisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme