Bërnabiq: Handke vjen në Serbi në mars ose prill

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke do të vizitojë Serbinë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Ajo në TV Pink, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte folur me Handken, i cili i tha atij që do ta vizitojë Serbinë në mars ose prill.

Nderimi i Handkes me Nobelin për Letërsi u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviqit dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës i kishte dërguar letër Akademisë Suedeze ku potencohej se Handke kishte mohuar krimet gjenocidale të Millosheviqit, për të cilën kjo e fundit pati thënë se “Nobeli ndahej për arritjet në letërsi e jo për personalitetin e tij”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme