Bërnabiqi i reagon Metës për Kosovën, “Pa provokime dhe më korrekt diplomatikisht”

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka reaguar pas fjalës së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Jahorinë të Bosnjës, duke u shprehur se Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) nuk d njeh të ashtuquajturën Republikë të Kosovës”, bën të ditur B92, transmeton Koha.net.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e tij ndër të tjera ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina (dhe të tjerët), të njohin realitetin në Kosovë.

“Është realitet se Kosova është vend i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai para se të fliste kryeministrja serbe, Bërnabiq.

“S’kemi si të shtiremi sikur kemi bashkëpunim të mirë rajonal nëse disa nga pjesëmarrësit e SEECP-it bëjnë gjithë çfarë munden për të përjashtuar disa shtete nga mundësia që të kenë dobi nga nisma rajonale”, ka thënë Meta.

Bërnabiq ndërkohë iu ka kundërvënë Metës duke pohuar se “SEECP nuk e njeh të ashtuquajturën Republikë e Kosovës, sikurse edhe nikoqiqi, Bosnja e Hercegovina, prandaj nga pikëpamja diplomatike është më korrekte që kjo të respektohet”, e citojnë kryeministren serbe mediat e Beogradit. Ajo në këtë kontekst ka përmendur edhe Rumaninë, Greqinë e Moldavinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme