Bernardeschi kërkon numrin 10 te Juventusi

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 15:41 | Nga

Ka qenë fanella e futbollistëve si Sivori, Platini, Roberto Baggio dhe Del Piero. Për herë të fundit është veshur nga Paul Pogba në vitin 2016.

Federico Bernardeschi nuk ka frikë të matet me të kaluarën dhe ka shprehur dëshirën për të mbajtur fanellën me numrin 10. Një zgjedhje për të cilën Juventusi ka marrë leje edhe nga “Adidas”.

Kompania gjermane po pret me padurim të rikthejë në treg fanellën mitike me numrin 10, ajo që ëndërrohet nga çdo fëmijë që luan futboll.

Brenda familjes së madhe bardhezi ka dy mendime të ndryshme për momentin. Ka nga ata që janë të bindur se Bernardeschi është zgjidhja më e duhur për të mbajtur numrin 10-të, ndërsa një pjesë tjetër ka opsionin se djaloshi 23 vjeçar është shumë i ri për të mbajtur përgjegjësinë e numri 10.

Gjithsesi, për të njohur vendimin e Juventus nuk do të presim edhe aq shumë. Të hënën në mëngjes futbollisti do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet me fanellën e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme