Pas shumë vitesh të mbushura me sakrifica, përkushtim dhe kujtime të paharrueshme, futbollisti Besar Musolli ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.
Musolli e ka cilësuar futbollin si një rrugëtim që e ka formuar si njeri dhe sportist, duke theksuar rëndësinë që ky sport ka pasur në jetën e tij personale dhe profesionale.
Karriera e tij ka qenë e ndërtuar mbi përkushtim të vazhdueshëm, sakrificë dhe qëndrueshmëri, duke e bërë atë një nga emrat e respektuar në skuadrat ku ka luajtur
Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura në futbollin kosovar dhe rajonal, përfshirë KF Hysin, FK Kukësin, SC Gjilanin dhe KF Llapin.

Një moment i rëndësishëm në karrierën e Musollit ka qenë edhe përfaqësimi i Kombëtares së Kosovës, ku ai ka pasur mundësinë të kontribuojë në arenën ndërkombëtare dhe të mbrojë ngjyrat e vendit të tij.
Në mesazhin e tij të lamtumirës, Musolli ka shprehur mirënjohje për familjen, trajnerët, bashkëlojtarët, stafet teknike, drejtuesit e klubeve dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë karrierës.