Avokati Besnik Berisha, ka njoftuar se është ndarë nga jeta nëna e tij,
Berisha, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për të ajo ishte më tepër se nënë, duke shtuar se largimi i saj nga jeta ka lënë shumë zbrazëti.
Postimi i tij i plotë:
Sot, parajsa mori nje shpirt te paster, ndersa une humba Nanen time.
Me dhimbje te thelle njoftoj familjaret, miqte dhe te afermit se u nda nga jeta Nana ime e dashur, njeriu me i shtrenjte i jetes sime.
Per mua, ajo ishte shume me teper se nje Nene. Ishte burimi i dashurise se pakushte, i sakrifices se heshtur dhe i lutjeve qe me kane percjelle ne cdo hap te jetes. Ishte gruaja qe me mesoi vlerat mbi te cilat u ndertua karakteri im, qe me tregoi dallimin mes te mires dhe te keqes dhe qe dha gjithcka nga vetja per femijet e saj, pa kerkuar kurre asgje ne kembim.
Nane, gjithcka qe jam dhe cdo e mire qe mbaj brenda vetes mban vulen tende.
Largimi yt ka lene nje zbrazeti qe nuk mbushet, nje dhimbje qe nuk pershkruhet me fjale. Por dashuria jote, urtesia jote dhe kujtimi yt do te jetojne perhere brenda meje.
Pusho e qete, e shtrenjta ime.
Do te me mungosh ne cdo dite te jetes sime, per sa te kem fryme.