Besnik Hasi e Lorik Cana, cili do ta marrë drejtimin e ‘kuqezinjve’ (Foto)

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 09:08 | Nga

Shkëndija e Tetovës ka shkarkuar Bruno Akrapoviç dhe tashmë ata janë në kërkim të një tjetër trajneri.

Mirel Josa është një nga kandidatët favoritë, ndërkohë që tifozët e kanë bërë të ditur se duan një trajner shqiptar.

Me Josën bisedimet janë të konfirmuara, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy emra të tjerë raporton “Sport Ekspres”.

Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë liçensën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe pritet vendimi i klubit të Shkëndijës për të mësuar se kush ta marrë drejtimin e tetovarëve.

sport-ekspres

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme