Betohen tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PAN mungon

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Por, presidenti nuk i ka dekretuar anëtarët e koalicionit PAN dhe nuk dihet akoma se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Të njëjtit nuk ishin në takimin e mbyllur të Presidentiti Hashim Thaçi me Valdete Dakën, kryetaren e KQZ-së.

Të ngjashme