Zëvendëspresidenti Joe Biden, gjate vizitës së tij në Kosovë, përmendi marrëveshjen me Malin e Zi, njëkohësisht foli edhe për ujdinë me fqinjët serb, për asociacionin e komunave serbe.
Amerikani këshilloi që të dy këto marrëveshje duhet respektuar.
Pavarësisht kësaj partia më e madhe opozitare nuk ndërron qëndrim, përderisa drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanë se janë për demarkacion e Asociacion, mirëpo jo në këtë formë.
Njëjtë mendon edhe deputeti që vjen nga koalicioni AAK – Nisma, Zafir Berisha.
Madje shprehet i bindur se ky version i demarkacionit edhe më një shtator nuk do të kalojë./KlanKosova/