Bien temperaturat, parashikimi i motit për ditët në vijim

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje të dobëta të shiut.

Sipas njoftimit të tyre nga e diela pritet që të ketë sërish stabilizim të motit.

Më ftohët dhe me mundësi për reshje shiu do të jetë të martën.

Ky është parashikimi i motit:

Të shtunën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe rënie e temperaturës gjatë ditës.  Nga e diela sërish ngrohtë me vransira e diell.

5.11.2021 – Dita e shtunë parashihet të mbajë mot i vranët me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, dhe një rënie të temperaturës.  Nga dita e diel sërish më ngrohtë me vransira e diell. E kryesisht vranët por me mot të butë parashihet dita e hënë, me mundësi për riga lokale shiu orëve të mbrëmjes.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten kushte edhe për mjegull.

Të martën më ftohtë kryesisht me vransira e mundësi për riga lokale shiu.

Të shtunën gjatë ditës cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme.  Më pas gjatë mbrëmjes periudhat më të gjata të qetësisë mbajnë ndotësit më afër sipërfaqes, e indeksi fillon të kaloj në vlera të dobëta.  E nga dita e diel cilësia e ajrit në shumicën e stacioneve do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

6.11 – Kryesisht vranët.  Herët në mëngjes, e më vonë pasdite e në mbrëmje, me mundësi për reshje të dobëta shiu.

7.11 – Ngrohtë, me vransira e ditën edhe intervale me diell.  Në mëngjes, në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.

8.11 – Kryesisht me vransira e butë.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.  Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

9.11 – Kryesisht me vransira e më ftohtë, me mundësi për riga lokale shiu.

10.11 – Kryesisht me vransira, herët në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të mërkurën zbresin deri në 5C, ndërsa  maksimalet pas një rënie ditën e shtunë, të dielen shënojnë sërish rritje deri në 20C, e të martën zbresin në 12C.

Të shtunën do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare 4-8m/s nga verilindja, e nga e diela e lehtë nga juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje ditën e shtunë, e më pas me tendencë të rënies deri të hënën.

Të ngjashme