BIK me rekomandime për faljen e namazit të xhumasë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me rekomandime për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit me Covid-19.

Kryetari i BIK-ut Naim Tërnava, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të  xhumasë dy herë ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë çështje.

“Kjo bëhet në xhaminë  qendrore të komunave  si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet  më shumë nga xhemati. Myftiu Tërnava  po ashtu ka kërkuar nga besimtarët  që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve  të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi Covid-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në  shtëpi  si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami, që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta.

Të ngjashme