BIK tregon pse nuk organizoi lutje për viktimat e grusht shtetit në Turqi

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 11:03 | Nga

Bashkësia e Islame e Kosovës (BIK), nuk organizoi asnjë ceremoni lutjeje fetare për viktimat në Turqi. Gjatë tentim grusht shtetit atje, mbi 260 persona u vranë e mijëra të tjerë u plagosën.

Por për drejtuesit e BIK-ut, kjo është një çështje e brendshme e Turqisë dhe se Kosova nuk ka të bëjë asgjë me këtë çështje.

Ata thanë se nuk kanë nevojë të organizojnë lutje në xhamitë e vendit, vetëm pse ndonjë shtet tjetër ka vepruar në këtë mënyrë.

Një prej këtyre vendeve është Maqedonia. Besimtarët islam në Maqedoni, me organizimin e Bashkësisë Islame të këtij vendi, javën që kaloi, bën lutje në xhami për viktimat në Turqi, të vrarë nga puçistët.

Lutjet e së premtes atje u organizua falja e namazit të xhenazës në mungesë, ndërsa një ditë më parë, është lexuar hatme (lutje), për të vdekurit e 15 korrikut.

Sabri Bajgora, kryeimam në Bashkësinë Islame të Kosovës, tha se organizime të tilla nuk ka pasur e as nuk do të ketë në Kosovë.

“Nuk ka pasur asnjë organizim të ndonjë ceremonie fetare për këtë çështje”, thotë Bajgora për lajmi.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme