Bilanci i Coronavirusit në Kosovë, këto janë komunat që prijnë me të infektuar

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 07:12 | Nga Ekonomia Online

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,169 derisa janë shëruar 1,047 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima.

Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

Kryeqyteti i Prishtinës ka rreth 315 raste aktivbe, pastaj vie Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96. Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

Në njoftimin e fundit të IKShPK-së, 96 persona rezultuan të prekur me koronavirus, dhe 29 të shëruar.

Komuna e Gjilanit kishte më së shumti raste, rreth 20, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Sot është shënuar edhe viktima e 36.

Deri tani në Kosovë janë 1,086 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme