Birminghami kërkon Paton

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Brazilit, Alexandre Pato, pritet që së shpejti t’i bashkohet Birminghamit, ekip që bën gara në Championshipin e Anglisë.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e Birminghamit tashmë e kanë kontaktuar Paton, i cili është futbollist i lirë.

Bëhet e ditur se Birminghami është i gatshëm t’i ofrojë Patos kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi 31-vjeçar, është futbollist i lirë që nga muaji gusht kur u largua nga skuadra e Sao Paulos.

Pato karrierë ka bërë edhe te TJ Tianhai, Villarreal, Corinthians, Chelsea, Milan e Internacional. Ka edhe dhjetë gola në 27 ndeshje me Brazilin.

Të ngjashme