Biznesmeni i fuqishëm kosovar e sponsorizon Majlinda Kelmendin

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Ligji për Sponsorizim në Republikën e Kosovës, i aprovuar muaj më parë nga Kuvendi i Kosovës, është duke sjellur vetëm të mira për sportin kosovar.

Në bazë të këtij ligji, shumë kompani të fuqishme që operojnë në Kosovë kanë vendosur që të investojnë në sportin tonë, raporton Zëri.info.

Së fundmi, biznesmeni i famshëm nga Peja Ramiz Kelmendi ka vendosur që ta sponsorizojë Federatën e Xhduos së Kosovës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kelmendi është parë pranë Majlinda Kelmendit, Agron dhe Driton Kukës, derisa ka bërë me dije se ata do të financohen me 180 mijë euro në vit.

Të ngjashme